Skuadra pejane e mposhti Prishtinën dhe mbeti ende në garë për titull. Pejanët kanë gjashtë pikë më pak se lideri, Feronikeli, por ende kanë shpresa se do të festojnë në fund.

Mbrojtësi, Fidan Hasani, thotë për 'zërin' se skuadra e Arbnor Morinës do të besojë derisa ka gjasa matematikisht për titull.


“Po, sa të ekzistojnë gjasat ne do të luftojmë deri në fund. Edhe një herë u pa se Besa nuk bën kurrfarë kalkulimesh dhe kurrfarë kurdisjesh, ne luajmë vetëm futboll. Dhe, besoj se në fund do të fitojë drejtësia".

"Ne e dimë se çfarë ekipi kemi dhe çfarë lojë të bukura po tregojmë”, deklaroi Hasani, i cili i lavdëroi bashkëlojtarët për lojën e shkëlqyer të shfaqur ndaj Prishtinës.

telegrafi sport app