Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e KEK-ut në Obiliq ka përfunduar me fitoren e Hajvalisë 2-1 ndaj Dritës.

Hajvalia hyri në këtë takim pa trajnerin e suspenduar për katër muaj Ismet Munishin, dhe si duket kjo nuk ndikoi në lojën e tyre.


Skuadra nga kryeqyteti kosovar kaloi e para në epërsi kur mbrojtësi i majtë, Liridon Leci shënoi një super gol nga një largësi prej 25 metrave.

Me epërsinë minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë që kishte edhe raste të tjera nga të dyja anët.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët treguan se nuk kanë udhëtuar kot në Obiliq dhe barazuan rezultatin.

Ishte sulmuesi i ri Almedin Murati që barazoi shifrat në 1-1, por ky gol nuk i mjaftoi që skuadra e tij të marrë një rezultat pozitiv.

Në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtja gjilanase gabon ndërsa mesfushori Mërgim Pefqeli e shfrytëzon këtë më së miri duke shënuar gol nga afërsia.

Pas këtyre tri pikëve Hajvalia i ofrohet liderit Ferronikelit në gjashtë pikë por që skuadra nga Drenasi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
/Telegrafi/
 

telegrafi sport app