Hajvalia ia vazhdon kontratat lojtarëve kryesor

Krerët e klubit kryeqytetas i kanë vazhduar kontratat 13 futbollistëve të saj për ta pasur një grup sa më të mirë për vitin tjetër.
Synimi i bardh e kuqve mbetet titulli i kampionit, dhe vazhdimi i kontratave me lojtarët kryesorë është një hap i mirë për ta arritur qëllimin.
Bashkëpunimin me Hajvalinë e kanë zgjatur, Semir Zeneli, Erdin Hashani, Gzim Gashi, Fillim Guraziu, Fuad Karabegu, Shkëlqim Pacolli, Leart Emini, Liridon Leci, Përparim Islami, Genc Hamiti, Deniz Troshupa, Azem Ahmeti dhe mbrojtësi Alban Dragusha. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































