Mbrojtësi, Liridon Leci ka qenë vendimtar për skuadrën e Hajvalisë, e cila ia doli të mposhtë në stadiumin e Kizhnicës ekipin rival të Vëllaznimit të Gjakovës (1:0), raporton Sporti1.

Leci në minutën e 26-të me një gjuajtje precize me këmbën e majtë nga goditjet standarde shënoi golin e fitores.


Në minutën 87-të, portieri gjakovar bëri një gabim në një top që dukej i lehtë, por arriti të ndalë në sekondën e fundit kur topi po futej në portën e tij.

Drenica në Skenderaj po ashtu ka shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme në përballjen me Ferizajn (1:0). Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Besar Dushi në minutën 36-të.

Të dielën luhen tri takimet e fundit të javës së 14-të Raiffeisen Superligës ku takohen Trepça ’89 – Prishtina, Drita – Trepça dhe Besa – Feronikeli. /Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Java 14

Hajvalia – Vëllaznimi 1:0
Drenica – Ferizaj 1:0
Istogu – Llamkos Kosova 1:2

E diele

Trepça ’89 – Prishtina
Drita – Trepça
Besa – Feronikeli 

telegrafi sport app