Hajvalia gati për ndeshjen ndaj Sionit

Skuadra prishtinase, e cila e ka bërë një organizim të jashtëzakonshëm kohëve të fundit, premton spektakël dhe pret mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë që jetojnë në Zvicër, shkruan Zëri.
Të mërkurën, Hajvalia e mposhti ekipin shqiptar nga Zvicra, KF Dardania Basel, 2:0, falë golave të Liridon Lecit dhe Fillim Guraziut. Përpos ndeshjes me Sionin, Hajvalia do ta zhvillojë edhe një miqësore, me ekipin tjetër shqiptar, FC Kosova Zurich.
Kontingjenti i Hajvalisë ka udhëtuar drejt Zvicrës më 21 qershor, ndërsa do të qëndrojë aty deri më 4 korrik, duke e kryer një pjesë të fazës përgatitore për sezonin e ri.

Nga
Telegrafi
27/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































