LAJMI I FUNDIT:

Haaland ‘rrëzon’ Messin nga prioriteti numër 1 i transferimeve të Man Cityt

Haaland ‘rrëzon’ Messin nga prioriteti numër 1 i transferimeve të Man Cityt

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland thuhet ka rrëzuar nga froni i prioriteteve të Manchester Cityt sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Qytetarët janë të interesuar të përforcojnë sulmin në afatin e ardhshëm kalimtar të verës, sidomos pas konfirmimit të largimit të yllit argjentinas, Sergio Aguero.


Ekipi i Pep Guardiolas është lidhur prej kohësh me emra të mëdhenj që mund të përfundojnë në Etihad, ku kryesori ka qenë ylli i Barcelonës, Messi.

Guardiola nuk flet për Haaland: Nuk është korrekte për Dortmundin
Lexo po ashtu Guardiola nuk flet për Haaland: Nuk është korrekte për Dortmundin

Messi është lidhur një ribashkim me ish-menaxherin e tij Guardiola, me klubin anglez që ishte njëri nga dy destinacionet e mundshme së bashku me Paris Saint-Germain.

Megjithatë, tani zërat se Messi mund të mbetet ende në Camp Nou ka bërë që City të lëviz për emra tjerë, ku i preferuar është yllin norvegjez, Haaland, i cili duket se do të largohet nga Borussia Dortmund menjëherë.

Pas Barcelonës dhe Real Madridit, Mino Raiola do të takohet edhe me katër klubet e mëdha angleze
Lexo po ashtu Pas Barcelonës dhe Real Madridit, Mino Raiola do të takohet edhe me katër klubet e mëdha angleze

Sipas mediumit The Mirror, City ka hequr Messin nga lista e tyre si prioritet kryesor, me Guardiolan që tani është duke favorizuar një lëvizje për Haaland para argjentinasit.

Por, transferimi i Haalandit do të jetë shumë i vështirë, pasi për të interesohen edhe Barcelona, Real Madridi, Chelsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli. /Telegrafi/