LAJMI I FUNDIT:

Guardiola nuk flet për Haaland: Nuk është korrekte për Dortmundin

Guardiola nuk flet për Haaland: Nuk është korrekte për Dortmundin

Erling Haaland është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Ylli norvegjez ka shkëlqyer këtë edicion me Borussia Dortmundin dhe ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropian.


Haaland ka shënuar 33 gola dhe ka bërë tetë asistime dhe këto shifra kanë bërë që skuadrat më të mëdha të vihen pas tij.

Real Madrid, Barcelona, Chelsea, PSG, Bayern Munich, Juventus dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United e duan atë.

Megjithatë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se nuk dëshiron të flas për norvegjezin, pasi nuk është korrekte për Dortmundin.

“Shpresoj të më kuptoni nëse nuk dua të flas për lojtarë që militojnë në skuadra të tjera. Nuk do ishte korrekte për Borusia Dortmund dhe Haaland. Nuk është absolutisht diçka që më përket mua. Lojtarë aktualë meritojnë të gjithë vëmendjen për dy muajt e mbetur”, deklaroi Pep.

Ai tha se nëse do të ishte futbollist dhe se trajneri i tij do fliste për dikë tjetër nuk do t”i vinte mirë.

“Duhet të flas për lojtarë të tjerë kur jemi në dy muaj deçizivë? Nëse do isha lojtar dhe trajneri im do të fliste për futbollistë të tjerë, do të mendoja po çfarë dreqin po flet ky. Në këtë moment kemi gjëra të rëndësishme për të bërë, në pesë vite këtu nuk ia kam lejuar vetes të flas për lojtarë të tjerë”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori