Skuadra e Ismet Munishit tani i ka 9 pikë më pak sesa lideri, Feronikeli.

Por, sulmuesi i rrezikshëm i saj, Fillim Guraziu, thotë se kjo epërsi e “Niklit” nuk është e paarritshme.


“Pas fitores me Prishtinën, ekipi ynë është kthyer në rolin e kandidatit për titull. Normalisht, kandidat i dorës së dytë, pasi Feronikeli ka bërë shkëputje goxha të mirë, por ne do të vazhdojmë të ecim përpara”, tha për “Zërin” Guraziu, i cili ndaj Prishtinës e shënoi golin e parë nga penaltia.

telegrafi sport app