LAJMI I FUNDIT:

I grushtuar para gare nga një tifoz dhe me një sy të mavijosur – atleti francez në mënyrë sensacionale fiton garën e 400 metrave me pengesa

I grushtuar para gare nga një tifoz dhe me një sy të mavijosur – atleti francez në mënyrë sensacionale fiton garën e 400 metrave me pengesa

Wilfried Happio ka fituar në mënyrë sensacionale kampionatin francez të 400 metrave me pengesa – pavarësisht se u sulmua vetëm 20 minuta më parë në skena tronditëse.

Atleti francez i vendosur për të garuar në takimin kombëtar në Caen të shtunën në mbrëmje, ishte duke u ngrohur kur u sulmua.

Një person kaloi në mënyrë të jashtëzakonshme sigurinë dhe sulmoi dhunshëm yllin 23-vjeçar të pista, duke goditur me disa grushte në fytyrë.

Wilfried Happio (sipër) është bërë kampion francez i 400 metrave me pengesa në modë të bujshme

Olivier Vallaeys, trajneri i atletit, u detyrua të ndërhynte për të bllokuar sulmuesin, përpara se policia t’i arrestonte ata përfundimisht.

Happio mbeti i mavijosur, me gazetën franceze RMC Sport që raportoi se ai ishte i gjakosur vetëm pak çaste para garës.

Por, ai e deklaroi veten të aftë për të konkurruar – duke shkuar në pistë me një sy të mbështjellur nga një shirit – dhe e fitoi atë në mënyrë dramatike me kohën më të mirë personale prej 48.57.

Skena të frikshme kur notares i bie të fiktë dhe fundoset në pishinë - ekipi shpëtimtar nuk e dinte çfarë po ndodhte fillimisht
Lexo po ashtu Skena të frikshme kur notares i bie të fiktë dhe fundoset në pishinë - ekipi shpëtimtar nuk e dinte çfarë po ndodhte fillimisht

Ai tha pas garës: Nuk dua të ndalem në të. Këtë ua lëmë njerëzve kompetentë. Për të folur për garën, kemi punuar shumë. Ndjenjat ishin të mira. Jam i lumtur që e bëra këtë herë. Fizikisht është mirë”.

Trajneri Vallaeys shtoi: “Kishte një incident të madh gjatë ngrohjes. Dikush u hodh mbi të dhe e goditi”.

“Një djalë që erdhi nga askund e pyeti nëse ishte vërtet ai, Wilfried Happio, dhe u hodh mbi të. Ishte 20 minuta para garës, ishim gati për të shkuar në dhomën e thirrjeve. Jemi në shok. Djali u arrestua. Wilfried është mirë”.

Happio, i cili shkoi në spital për teste të mëtejshme, gjëmonte me kënaqësi pasi fitoi me kohën më të mirë personale prej 48.57 - pariziani tani do të garojë në Kampionatin Botëror të korrikut në Oregon.

“Por, unë jam pa fjalë, është një rrëmujë. Agresion i qartë. Është skandaloze. Këto janë metoda të egra”, vazhdoi ai

Happio – i cili shkoi në spital për ekzaminime të mëtejshme – tani do të garojë në Kampionatin Botëror të korrikut në Oregon. Ai garoi më parë në atë nivel në vitin 2019, duke u renditur i 33-ti.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori