LAJMI I FUNDIT:

Grezda në krahë të Gerrard, trajneri anglez fjalë të mëdha për shqiptarin

Grezda në krahë të Gerrard, trajneri anglez fjalë të mëdha për shqiptarin

Steven Gerrard dhe Eros Grezda, ishin në konferencë për media të Glasgow Rangers së bashku.

Ish-legjenda e Liverpoolit, foli me fjalë të mëdha për lojtarin shqiptar.


Trajneri e vlerësoi maksimalisht Grezdën, duke e etiketuar si një futbollist të jashtëzakonshëm.

Madje ai e la të hapur mundësinë e aktivizimit të tij.

“Grezda është një lojtarë i shkëlqyer, shumë i aftë dhe që mund t’i shërbejë shumë skuadrës. Ka kaluar një operacion të vështirë. Momentalisht, ai është në 70-80% të formës, kështu që ai do të jetë i gatshëm dhe mund të përfshihet në ndeshjen e nesërme”.

“Ka bërë progres kohët e fundit. Është një lojtar premtues, që do të bëjë për vete tifozët. Gjithsesi nuk dua të rrezikoj, ndaj le të shohim.”

Edhe Grezda tha se është gati për ta dhënë më të mirën nëse aktivizohet nga Gerrard.

“Po bëhen dy javë që jam këtu dhe jam shumë i lumtur. I gjithë stafi është shumë profesionist dhe unë po punoj shumë mirë me ta”.

“Kur erdha këtu fillova të bisedoja dhe t’i pyesja për të mësuar gjithçka, sepse është një diferencë e madhe për mua të vij nga futbolli evropian në futbollin britanik”.

“Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar në ditët e para. Nuk jam akoma gati, por po punoj shumë për t’u rikthyer. Stafi vendos, por nëse do të luaj nesër, do të jap maksimumin tim dhe do bëj detyrën time”, ka deklaruar Grezda.

Djaloshi ka lënë këtë edicion Osjekun duke kaluar te Rangers, ku pret debutimin. /Telegrafi/