LAJMI I FUNDIT:

Gotze ia mbyll dyert skuadrave amerikane: Do të qëndrojë në Evropë, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

Gotze ia mbyll dyert skuadrave amerikane: Do të qëndrojë në Evropë, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve
Mario Gotze. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Bongarts/Getty Images)

Mario Gotze i ka mbyllur dyert skuadrave amerikane, pasi nuk do të transferohet në MLS.

Mesfushori ofensivë gjerman është larguar nga Borussia Dortmund në fund të edicionin 2019/20 pasi përfundoi kontrata e tij me këtë skuadër.


Gjithsesi lojtari ka shumë oferta nga klube të ndryshme evropiane dhe qëllimi i tij është të vazhdoj karrierën në kontinentin e vjetër.

“MLS është një ligë emocionuese, por unë momentalisht nuk kam qëllim të transferohem atje”, ka thënë Gotze.

“Unë kam qëllime ambicioze dhe do të vazhdoj karrierën në Evropë”.

“Qëllimi im është ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe nuk dua ta mbyll karrierën pa e fituar këtë trofe”, ka deklaruar Gotze për Bild.

28-vjeçari nuk e mohon faktin se mund të mbetet në Bundesliga, ndërsa është përgjigjur edhe për një rikthim të mundshëm te Bayerni.

“Kam lexuar për Bayernin, por nuk di asgjë rreth kësaj”.

“Bundesliga gjithashtu i përket Evropës dhe unë kurrë nuk kam thënë se do të largohem nga këtu”.

“Kam biseduar me shumë klube dhe trajnerë të ndryshëm, por brenda 4 tetorit do të vendosi për skuadrën e re”, ka deklaruar Gotze.

Milan, Fiorentina, Roma, Monaco, West Ham United, Hertha Berlin, Bayer Leverkusen, Sevilla e Atletico Madricd janë disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori