LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli triumfon në Ligën Unike, mposht Pejën në ndeshjen dramatike

Golden Eagle Ylli triumfon në Ligën Unike, mposht Pejën në ndeshjen dramatike

Golden Eagle Ylli ka fituar Ligën Unike, duke mundur në finale Pejën 79:82 (27:19, 14:19, 22:28, 14:16).

Ndeshja ishte mjaft interesante, ku Peja e nisi furishëm, duke pasur epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë 27:15, derisa kjo pjesë përfundon 27:19.


Ylli nuk dorëzohet dhe pesë nga minuta nga fillimi i periodës së dytë, ngushton shifrat në 34:33. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, kurse pjesa e parë përfundon 41:38.

Skuadra nga Theranda vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke afruar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 59:60, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:66.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku luftohej për çdo top në parket. 10 e fundit ishin shumë interesant dhe dramatik, me rikthime të shumta në rezultat dhe një lojë spektakolare. Dueli u vendos në sekondat e fundit, ku Ylli triumfoi 79:82.

Te Peja u dalluan AJ Walton me 25 pikë e 10 kërcime, Brandon Walters me 16 pikë e 12 kërcime dhe Laron Dendy me 15 pikë e 9 kërcime, kurse te Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 21 pikë, Gëzim Morina me 15 pikë e 13 kërcime dhe Mitchell Ëilbekin me 18 pikë.

Erjon Kastrati u zgjodh MVP i finales. Ky ishte trofeu i parë në histori të klubit për Yllin.

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori