Gold AG i ka njoftuar fansat e tij se së shpejti do ta lansojë këngën e re.

Kënga do të titullohet “Histori” dhe do të vijë e shoqëruar me video muzikore.

“Vjen së shpejti, e di që për kësi ju ka marrë malli”, ka shkruar Arian Agushi në Instagram.

Në njoftimin e tij, reperi ka bërë të ditur se videoklipin e ka realizuar produksioni Imagine Films.

Lajmet për Gold AG Lajmet për Gold AG

“Falja e gjakut” është titulli i këngës më të fundit të Arianit, të cilën e ka lansuar me videoklip.

Vet Gold AG ishte kujdesur për tekstin dhe muzikës e kësaj kënge, orkestrimin e të cilës e ka bërë Florent Boshnjaku.

Videoklipi u lansua para dy javësh dhe aktualisht numëron mbi 1.1 milion shikime në YouTube. /Telegrafi/