Reperi i njohur Noizy ka sjell për fansat projektin e tij më të ri muzikor.

Producent i këngës është Bledon Krasniq, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga vet reperi.


noiziii

Kënga është publikuar edhe me klip në kanalin YouTube, i cili është punuar nga produksioni Elmino.

"Gjuha e kampionit" duket të jetë suksesi i radhës për reperin, i cili prurjet muzikore përgjatë vitit i ka të shumta.

kiss2 1

Në vetëm pak orë pas publikimit në YouTube, kënga ka arritur të kalojë shifrën prej 100 mijë klikimesh.

Ndryshe, ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte, në të cilat është i kërkuar në masë të madhe nga publiku. /Telegrafi/