LAJMI I FUNDIT:

Me gjithë statistikat mbresëlënëse, Juve planifikon ta shesë Ronaldon për disa arsye

Me gjithë statistikat mbresëlënëse, Juve planifikon ta shesë Ronaldon për disa arsye
(Foto: Instagram/cristiano)

Juventusi e transferoi Cristiano Ronaldon në verën e vitit 2018 me qëllimin që t’i ndihmonte Bianconerët ta fitonin Ligën e Kampionëve, të cilën nuk e kanë fituar që nga viti 1996.

Mirëpo, pas dy sezonesh me superyllin në skuadër, Zonja e Vjetër vazhdon të jetë në pritje të trofeut të madh dhe tashmë CR7 po e zhvillon sezon e tretë me bardhezinjtë.


Megjithatë, portugezi ka rezultuar i suksesshëm në Torino në këtë periudhë. Ai i ka shënuar 71 gola në 94 ndeshje dhe i ka ndihmuar skuadrës të fitonte dy tituj të Serie A.

(Foto: Instagram/cristiano)

Edhe tash kur është pranë që të mbushë 36 vjet (5 shkurt 2021), CR7 vazhdon të prodhojë momente që i fitojnë ndeshjet dhe vazhdon të konsiderohet ndër më të mirët e futbollit edhe në këtë moshë.

Juve do ta nxjerrë në shitje Ronaldon në verën e ardhshme
Lexo po ashtu Juve do ta nxjerrë në shitje Ronaldon në verën e ardhshme

Mirëpo, gazetat spanjolle AS dhe Sport kanë raportuar se Juve planifikon ta shesë atë para se t’i skadojë kontrata. Ronaldo është i lidhur me Bianconerët deri në qershor 2022, por klubi italian planifikon ta shesë kur të përfundojë sezoni aktual.

Zonja e Vjetër dëshiron të kthejë një pjesë të parave që i pagoi për blerjen e tij (mbi 100 milionë euro) dhe njëherësh ta heqë nga lista e pagave. Kampioni italian shpenzon 31 milionë euro në vit për pagën e tij që është pesë herë më e madhe sesa paga e Paulo Dybalas, lojtarit të dytë më të paguar te klubi.

(Foto: Instagram/cristiano)

Dhe derisa kriza e pandemisë po vazhdon, Juve nuk mund ta justifikojë më rrogën astronomike të numrit 7. Për më shumë, është raportuar se “mendjemadhësia” e Ronaldos ka nxitur pakënaqësi te njerëzit e lidhur me klubin.

Ish-futbollisti i Juves, Pasquale Bruno, kishte thënë javën e kaluar: “Ai është injorant. Ndodhet në Itali qe dy vite dhe akoma nuk e ka mësuar gjuhën tonë. Ai e shfrytëzon spanjishten për t’u shprehur. Nuk ka respekt për bashkëlojtarët e as për italianët”.

(Foto: Instagram/cristiano)

Kështu, nëse Ronaldo largohet nga Juventusi në verën e ardhshme, ku do të mund të përfundonte? Superylli i futbollit nuk e ka në plan të pensionohet edhe për disa vite (ka thënë se do të luajë deri në të katërdhjetat) dhe pse ta bëjë, kur ende vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, shumë klube janë të gatshme që t’i kenë në dispozicion shërbimet e tij në fazën e sulmit. Në mesin e klubeve të interesuara është edhe Paris Saint-Germaini, një sërë klubesh nga Liga Premier e sidomos do ta dëshironin jashtë Evropës, në veçanti në MLS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori