LAJMI I FUNDIT:

I gjithë fokusi në Gjilan edhe në xhiron e parafundit, dy ndeshje përcaktuese për titull

I gjithë fokusi në Gjilan edhe në xhiron e parafundit, dy ndeshje përcaktuese për titull

Vetëm një pikë është diferenca e pikëve në krye të tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, ndërmjet vendit të parë dhe të dytë, derisa pozita e tretë ka dy pikë më shumë se lideri.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit, gara për titull është jashtëzakonisht e zjarrtë.


Drita (65), Gjilani (64) dhe Ballkani (63), janë në luftë të drejtpërdrejtë për titullin e kampionit të Kosovës.

Në xhiron e parafundit, të 32-tën me radhë që zhvillohet në mesjavë, Drita është nikoqir i Drenicës në përpjekje për të arkëtuar pikë të plota dhe për ta mbajtur primatin në tabelë.

Nga ana tjetër, kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit. Barazimi nuk i konvenon asnjërës prej këtyre skuadrave, prandaj dueli pritet të jetë i zjarrtë dhe përcaktues për titull.

Vlen të përmendet se në xhiron e fundit, të 33-tën, Drita udhëton te Ballkani, kurse Gjilani është mysafir i Flamurtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

Ligue 1
Zbulohen emrat e pesë yjeve të Barcelonës që ndihen të keqtrajtuar nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë yjeve të Barcelonës që ndihen të keqtrajtuar nga Xavi

La Liga
Xavit të 'mbajë shënime' pasi Arda Guler zbulon trajtimin që po i bën Ancelotti

Xavit të 'mbajë shënime' pasi Arda Guler zbulon trajtimin që po i bën Ancelotti

La Liga
Zyrtare: Arne Slot emërohet trajner i Liverpoolit

Zyrtare: Arne Slot emërohet trajner i Liverpoolit

Premier League
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Kalo në kategori