LAJMI I FUNDIT:

Gjiko i drejtohet Elita Rudit: Sfidat e jetës shkojnë e vijnë, e ty të kam gjithmonë në krahun tim

Gjiko i drejtohet Elita Rudit: Sfidat e jetës shkojnë e vijnë, e ty të kam gjithmonë në krahun tim
Foto: Instagram

Ditën e djeshme (e martë) ka festuar ditëlindjen moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi.

Ajo ka kremtuar këtë përvjetor të lindjes në Turqi së bashku me partnerin e saj, Gjikon si dhe fëmijët e tyre.


Ndërkohë që sollën imazhe e video të ndryshme, një dedikim i veçantë nuk mungoi sërish nga reperi pejan.

View this post on Instagram

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)

Ky i fundit në një mënyrë tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.

Gjiko befason me tortë në shtrat Elitën për ditëlindjen e 29-të, teksa ndodhen me pushime në Turqi
Lexo po ashtu Gjiko befason me tortë në shtrat Elitën për ditëlindjen e 29-të, teksa ndodhen me pushime në Turqi

“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim”, ka shkruar 30-vjeçari.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime ditëlindja dashuri të paçim gjithmonë”, vijon postimi i krijuesit të hitit “Gjoni”.

Çifti vlen të ceket se janë të martuar prej disa vitesh dhe kanë bashkë dy fëmijë: Zërin dhe Botën. /Telegrafi/