LAJMI I FUNDIT:

Gjigantët e Evropës riarmatosen në dimër: Si kanë ndryshuar formacionet startuese pas afatit kalimtar

Gjigantët e Evropës riarmatosen në dimër: Si kanë ndryshuar formacionet startuese pas afatit kalimtar

Gjithmonë ka situata të reja para dhe pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Klubet që mendojnë se nuk e kanë skuadrën e mirë, riarmatosen deri në dhëmbë, por ka edhe nga ata që dobësohen.


Disa nga formacionet fillestare të top klubeve do të ndryshojnë me atë se si dukeshin në verë, tani kur të kthehen garat evropiane.

Kriza e rezultateve zakonisht i shtyn klubet e pasura dhe të fuqishme të shpenzojnë shuma të madhe eurosh.

Pasi të jenë zgjidhur të gjitha ‘telenovelat’ dimërore, është koha për të bërë rivlerësimi. Çfarë ka ndryshuar? Cili klub ka ekipin më të mirë aktualisht?


Lideri i Ligës Premier nuk ka dashur të humbasë mundësinë e madhe në treg të ofruar Jorginhon dhe ka nënshkruar me italianin. Arteta tashmë ka një tjetër ‘lojtar’ për mesfushën e tij, ndërsa ëshstë përorcuar edhe në mbrojtje dhe sulm.

Ardhjet

Kivior: 25 milionë euro

Trossard: 24 milionë euro

Jorginho: 11 milionë euro


Lëndimi i rëndë i Manuel Neuer i detyroi gjermanët të sjellin një tjetër portier për të mbuluar boshllëkun e tyre të madh dhe zgjidhjen e kishin të shkëlqyer, duke ofruar Yaan Sommer. Përveç kësaj, në minutën e fundit ata arritën të marrin Joao Cancelon në huazim.

Ardhjet

Yann Sommer: 8 milionë euro

Daley Blind: i lirë

Joao Cancelo: huazim


Mbreti i afatit kalimtar dimëror pa dyshim. Askush në histori nuk kishte shpenzuar aq shumë sa skuadra angleze në afatin e janarit. Yjet e rinj që u blen me çmime të mëdha do të përpiqen të kthejnë një sezon shumë të dobët. Nëse basti shkon mirë, mund të jetë një ekip i frikshëm.

Ardhjet

Enzo Fernandez: 121 milionë euro

Mykhailo Mudryk: 100 milionë euro

Benoit Badiashile: 38 milionë euro

Noni Madueke: 38 milionë euro

Malo Gusto: 15 milionë euro

Andrey Santos : 15 milionë euro

David Dastro Fofana: 12 milionë euro

Joao Felix: huazim për 11 milionë euro


Thesari pa para ka bërë që Barcelona të ketë pak hapësira për manovrim, pavarësisht humbjes së tre lojtarëve si Pique, Memphis Depay dhe Bellerín. Përpjekjet për të sjellë një lojtar në huazim përfunduan pa sukses.

Largimet

Mempis Depay: 3 milionë

Hector Bellerin: 1 milion

Gerard Pique: tërheqje


Pas pjesës së parë të keqe të sezonit, drejtuesit e skuadrës Rojiblanco vendosën të bënin një pastrim të vogël të lojtarëve që trajnerit dukej se nuk i kryenin punë. Matheus Cunha, Felipe dhe Joao Félix u transferuan në Ligën Premier për të lënë vend për Memphis Depay dhe Matt Doherty.

Ardhjet

Mempis Depay: 3 milionë euro

Matt Doherty: Huazim


Pavarësisht se kanë një krizë të madhe në Ligën Premier, Jurgen Klopp kanë bërë vetëm një lëvizje në këtë afat kalimtar, duke afruar holandezin Cody Gakpo në sulm.

Ardhjet

Gakpo: 42 milionë euro


Treg i qetë për Pep Guardiolan derisa u largua Joao Cancelo. Portugezi kërkoi të largohej, duke lënë disi të shije të keqe te kampioni aktual i Ligës Premier dhe një prej pretendentëve të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Largimet

Joao Cancelo: Huazim


Është një nga skuadrat që është kthyer në modë në Ligën Premier. Ai ka mundur të kthejë fillimin e keq të sezonit dhe largimin e Cristiano Ronaldos, por aktualisht po kalojnë një formë të mirë. Djajtë janë përforcuar me dy emra cilësor si Ëeghorst dhe Sabitzer, të cilët mund të zënë vend direkt në formacionin startues të Erik Ten Hag.

Ardhjet

Weghorst: në huazim

Sabitzer: në huazim


Fund i stuhishëm për skuadrën parisiene, por që nuk arritën të marrin në fund atë që kërkonin. Hakim Ziyech dhe Milan Skriniar ishin me një këmbë në Francë, por rrethanat e tregut bën që asnjëra nga këto dy operacione të mos mbylleshin.

Largimet

Keylor Navas: në huazim

Sarabia: 5 milionë euro


Një tjetër treg shumë i qetë për Los Blancos që nuk kanë bërë asnjë lëvizje. As hyrje dhe as dalje në këtë muaj janar për një ekip që do të ketë sërish formacionin e njohur të saj. Sigurisht që rikthimi i Fran Garcias është siguruar për qershorin e ardhshëm.

Largime dhe afrime: Asnjë


Telenovela Milan Skriniar ishte e vetmja gjë që shqetësoi ekipin italian në afatin e dimrit. Kampionati italian nuk po kalon momentin më të mirë ekonomik dhe kjo u pa qartë në afatin kalimtar.

Largime dhe afrime: Asnjë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori