LAJMI I FUNDIT:

Gjatë karrierës së tij te Barcelona, Messi ka dështuar t’u shënojë vetëm tetë klubeve

Gjatë karrierës së tij te Barcelona, Messi ka dështuar t’u shënojë vetëm tetë klubeve

Lionel Mess nuk arriti të shënojë kundër tetë skuadrave gjatë karrierës së tij fantastike te Barcelona.

Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë po largohet nga Blaugranasit pas një periudhe 21-vjeçare dhe është gati të bashkohet me Paris Saint-Germain në një transferim si lojtar i lirë.

Messi largohet nga Camp Nou si lojtari dhe golashënuesi më i mirë i klubit, me 672 gola në 778 paraqitje.

Në total, ai shënoi kundër 81 skuadrave të ndryshme në gara të ndryshme – me vetëm tetë që arritën ta ndalonin atë të gjente rrjetën.

Një vit më parë ishin dhjetë, por Messi gjeti rrjetën kundër Napolit në Ligën e Kampionëve në gusht të vitit 2020 para se të konvertonte një penallti në gol kundër Cadizit në shkurt.

Image: PA

Messi nuk ka shënuar kundër Interit, i cili e ka mbajtur atë pa gola në katër ndeshje ndër vite kur janë takuar në gara të ndryshme.

Ai barazoi tre herë në sezonin e Ligës së Kampionëve 2009/10 kur Interi fitoi kompeticionin nën drejtimin e Jose Mourinhos, me përballjen e katërt që erdhi në tetor të vitit 2019.

Image: PA

Interesante, ai gjithashtu ka pasur një kohë të vështirë kundër skuadrës ruse Rubin Kazan, ndaj të cilës ai ka luajtur katër herë në Ligën e Kampionëve pa shënuar asnjë gol.

Benfica dhe Xerez kanë dalë kundër tij dy herë dhe e kanë ndalur, ndërsa Al-Sadd i Katarit, Real Murcia, Gramenet dhe Udinese gjithashtu kishin nderin të ndalojnë Messin të shënonte në një ndeshje që luajtën kundër tij.

Skuadra që kanë ndaluar Messin t’u shënonte gol ndër vite:

Inter Milan (Itali)

Rubin Kazan (Rusi)

Xerex (Spanjë)

Benfica (Portugali)

Udinese (Itali)

Murcia (Spanjë)

Al Sadd (Katar)

Gramenet (Spanjë) /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori