Zyrtare: Cristian Romero, lojtar i ri i Atletico Madridit

Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Cristian Romero nga Tottenham Hotspur.
Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka bërë një transferim të madh këtë verë duke konfirmuar ardhjen e argjentinasit Romero.
Është vet faqja zyrtare e Los Colchoneros, e cila ka bërë zyrtare transferimin, teksa ka njoftuar se lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
🏎🇦🇷 pic.twitter.com/SO6v6XIGmx
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 15, 2026
“Mbrojtësi argjentinas, i cili së fundmi ishte finalist në Kupën e Botës FIFA 2026, i bashkohet klubit tonë nga Tottenham Hotspur”.
“Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cristian Gabriel 'Cuti' Romero, i cili ka nënshkruar për klubin tonë deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin e Atleticos.
Transferimi i Romeros thuhet se i ka kushtuar Atleticos rreth 40 milionë euro, ndërsa më herët për të ishte i interesuar edhe Interi. /Telegrafi/
¡Bienvenido, Cristian 'Cuti' Romero! 🔴⚪
Acuerdo con el Tottenham Hotspur para el traspaso del defensa internacional argentino, quien firma por nuestro club hasta 2031.
➡️ https://t.co/38a4bw3DBW pic.twitter.com/8yapwP9UBH
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 15, 2026














































