LAJMI I FUNDIT:

Giresse me mesazh të qartë për futbollistët e Kosovës: Duhet ta nisim me fitore, kemi lojtarët në formë të mirë

Giresse me mesazh të qartë për futbollistët e Kosovës: Duhet ta nisim me fitore, kemi lojtarët në formë të mirë
Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka folur për ndeshjen kundër Qipros në Ligën e Kombeve, ku ishte i qartë duke kërkuar nga futbollistët maksimumin për ta fituar këtë përballje. 

Kosova të enjten do të përballen në Larnaca kundër Qipros me ndeshjen që fillon në orën 18:00 dhe i takon Grupit 2 të Ligës C.


“Do të jetë e rëndësishme për ne të marrim fitore. Por, po ashtu është me rëndësi që kjo fitore të arrihet me lojë të mirë. Synimi jonë është ta nisim mbarë garën e Ligës së Kombeve. Si lojtar nuk kam zhvilluar asnjë ndeshje në Qipro, por kam zhvilluar ndeshje në Francë, jo shumë të ndërlidhura me ndeshjen që do ta kemi nesër”.

“Forma e mirë është pikënisje për ciklin e ri. Të gjitha përfaqësueset jemi në nivelin e njëjtë. Për mua, ndeshjet e muajit mars kanë qenë të rëndësishme, pasi është dashur të rindërtojmë ekipin dhe t’ua përcjelli shpirtin dhe mentalitetin që unë dua ta kemi në fushë. Jemi në momentin e mirë dhe duam ta dëshmojmë këtë edhe në garën e Ligës së Kombeve”.

“Për ne ka qenë shumë e rëndësishme të shohim se si luan Qipro, pastaj të ndërtojmë edhe lojën tonë. Kemi bërë një gjë të tillë, por ne nuk do të thotë se do të bëjmë ndryshime në mënyrën e lojës tonë. Secili lojtar do të jetë në pozicionin e vet”.

“Në futboll janë dy situata. E para kur ke topin duhet të mundohesh ta mbash sa më gjatë në këmbë dhe të luash shpejtë për të dalë në fazën ofensive, ndërsa kur nuk e ke topin, të mbrohesh mirë, të rifitosh topin dhe sa më shpejtë të arrish të ndërtosh diçka”, ka thënë Giresse.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare për Giresse, ndërsa ka zhvilluar edhe dy miqësore me Burkina Fason dhe Greqinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori