LAJMI I FUNDIT:

Gerrard dëshiron dy transferime të mëdha pas emërimit te Al Ettifaq

Gerrard dëshiron dy transferime të mëdha pas emërimit te Al Ettifaq

Steven Gerrard dëshiron të bëjë dy blerje të mëdha pasi u konfirmua zyrtarisht si trajneri i ri i klubit nga Arabia Saudite, Al Ettifaq.

Gerrard është rikthyer në skuadër pasi u shkarkua nga Aston Villa në tetor, pasi më parë kishte refuzuar qasjen nga klubi saudit pas një vizite në Lindjen e Mesme në qershor.


Megjithatë, bisedimet rifilluan dhe Gerrard ka zgjedhur të marrë pozicionin e trajnerit, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Al Ettifaq.

Zyrtare: Gerrard trajner i Al Ettifaq në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Zyrtare: Gerrard trajner i Al Ettifaq në Arabinë Saudite

Një mori emrash të profilit të lartë janë joshur në Arabi Saudite kohët e fundit, duke përfshirë Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Ruben Neves.

Kështu, edhe anglezi Gerrard synon të përforcoj skuadrën me transferimin e emrave të mëdhenj.

Sipas Daily Mail, Gerrard po synon kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson dhe sulmuesin e Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang, në një sulm ambicioz të dyfishtë.

Henderson sigurisht që luajti me Gerrard në Liverpool përpara se ta zëvendësonte atë si kapiten kur ai u largua për në LA Galaxy.

33-vjeçari është ende nën kontratë deri në vitin 2025 dhe do të ishte befasi ta shihje atë të transferohet në Arabinë Saudite pas 12 viteve të mbushura me trofe në Liverpool.

Në rastin e Aubameyang, ai do të dukej shumë më i prirur për të nënshkruar për një ekip në Lindjen e Mesme pas një sezoni të mjerueshëm, ku ai shënoi vetëm tre herë në 21 paraqitje për Chelsean.

Një treshe lojtarësh të Bluve kanë kaluar tashmë në Arabinë Saudite, me N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy të gjithë duke u zhvendosur nga Liga Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori