LAJMI I FUNDIT:

Gerard Pique kritikon Shakiran dhe fansat e saj: Ata nuk kanë jetë

Gerard Pique kritikon Shakiran dhe fansat e saj: Ata nuk kanë jetë

Gerard Pique ka qenë në vëmendje që pas tradhtisë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Shakira.

Gjatë fundjavës, ish-ylli i futbollit ka dhënë një intervistë për Gerard Romero, ku folën për mënyrën se si i ka trajtuar kritikat që nga ndarja e tij nga këngëtarja kolumbiane në qershor 2022.


“Në fillim ishte keq dhe arriti një pikë ku nëse do t’i lija gjërat të më vinin, do ta kisha hedhur veten nga një shkëmb”, rrëfeu ai në spanjishten e tij amtare.

Pique foli më tej se si “95 për qind” e çështjeve të njerëzve lindin kur ata “priren të kujdesen për gjëra që nuk janë aq të rëndësishme”.

Sipas mendimit të tij, të vetmet gjëra që ia vlen të shqetësohen janë “çështjet serioze shëndetësore, familja dhe marrëdhëniet”.

Momenti kur Shakira bashkë me fëmijët largohet nga Barcelona për në Miami
Lexo po ashtu Momenti kur Shakira bashkë me fëmijët largohet nga Barcelona për në Miami

Megjithatë, marrëdhënia e tij u ndërpre vitin e kaluar, pasi u ndanë pas 12 vitesh së bashku.

Pas lajmeve për lidhjen me modelen Clara Chia Marti, fansat e kritikuan në masë të madhe Gerardin në rrjete sociale.

“Nuk mund të imagjinoni komentet që kam marrë nga njerëzit në rrjetet sociale”, tha ai.

“Por mua nuk më intereson asnjë prej tyre. Sinqerisht, aspak sepse nuk i njoh. Këta njerëz nuk kanë jetë dhe pse duhet të më interesojnë mua? Nuk do t’i takoj kurrë, ata janë robotë, e kuptoni?”, shtoi ai.

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

“Ata duan që ju të shqetësoheni dhe kur ta bëni këtë, ata do të kishin fituar. Ju duhet t’u tregoni atyre se nuk ju intereson sepse kjo i zemëron më shumë”, tha mes tjerash ish-futbollisti.

Shakira nga ana tjetër këto ditë u largua përfundimisht nga Barcelona për të jetuar në Miami bashkë me dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha. /Telegrafi/

Gerard Pique dhe Shakira (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori