Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë shndërruar në një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

Dyshja, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë vitin e kaluar, tashmë po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Duke qenë se Genci është i pasionuar pas natyrës dhe shpesh herë e ka thënë se trojet shqiptare kanë vende mjaft të bukura dhe tejet të veçanta, çifti së fundmi kanë vizituar Malin e Zi.

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Ata kryesisht ishin në Plavë – Guci, ndërsa nuk kanë hezituar të ndajnë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e tyre, ku në fokus është natyra e bukur e këtyre vendeve.

Është artistja Koçi ajo e cila ka ndarë disa fotografi pranë Gencit, të cilët duken mjaft të lumtur së bashku dhe natyrisht se nuk ka munguar një mesazh dashurie nga ajo.

“Aty ku është dashuria, aty është jeta.. dhe më pas Genci ra në ujë”, është përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi.

Përveç Enit, një fotografi të tillë e ka ndarë edhe këngëtari Prelvukaj me përshkrimin, “Dhe më pas Eni ra në ujë”.

View this post on Instagram

Dhe me pas ra Eni ne uje…. 😂😂😂😂

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on Oct 7, 2019 at 4:13am PDT

Genc Prelvukaj pjesë e klipit të ri të Eni Koçit Genc Prelvukaj pjesë e klipit të ri të Eni Koçit

Biondja po ashtu është në përgatitje të klipit të ri, pjesë e të cilit është edhe i fejuari i saj, Genci, projekt ky që pritet të publikohet së shpejti para publikut. /Telegrafi/