LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj me shkrim të veçantë për mikëpritjen e anglezëve në Kosovë

Genc Prelvukaj me shkrim të veçantë për mikëpritjen e anglezëve në Kosovë
Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë dhe me këtë rast një atmosferë e mrekullueshme është krijuar në kryeqytet.

Duke qenë se është organizuar një pritje madhështore ndaj anglezëve, rreth kësaj kanë reaguar figura të njohura publike, me komente të shumta pozitive, por nga ana tjetër nuk munguan as komentet negative.


Një reagim së fundmi rreth kësaj çështje e ka bërë edhe këngëtari Genc Prelvukaj, përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Mikpritja është virtyt i lartë i një njeriu dhe nëse kjo manifestohet kolektivisht atëherë është virtyt i një populli.
Vendosja e posterave dhe banerëve në respekt të lojtarëve më ngjyrë, mund të ju duket e ekzagjeruar por mbi të gjitha ka një super efekt. Instalon logjikën e luftës kundër racizmit në popull dhe kjo është gjë e jashtëzakonshme. Rritet dhe edukohet një brez i tërë, me një shembull se di nuk duhet të urrehet një njeri për shkak të ngjyrës.

Vendosja e posterave dhe banerave në shenjë mirëseardhjeje të ekipit anglez, ndikon në edukimin e brezave të rinj, kundër ksenofobisë që nënkupton eliminimin e urrejtjes apo qasjes negative ndaj popujve tjerë.

Shfaqja e simpatisë publike ndaj ekipit përfaqësues të Anglisë krijon një përshtypje të mirë, një ndryshim mendimi në aspekt pozitiv për secilin të huaj që ka ende vision që Kosova është vend i pasigurt, një ambient i rrezikshëm, fanatik dhe vend që ka dalë nga lufta. Ky është injeksion i mirë për rritjen e turizmit.

Pritja e mirë e tifozëve anglezë krijon një kulturë popullore që lufton në rrënjë huliganizmin, të cilin vendet tjera përreth e kanë në masë shqetësuese. Huliganizmit i prehen këmbët në momentin që mikpritja e tifozëve të huaj kthehet në kulturë përbrenda një shoqërie.

Bashkimi në festë i dy tifozërive, mikpritja e tyre, respekti i shfaqur, qetësia popullore, thirrjet kundër racizmit etj tregojnë një kulturë shumë më ndryshe nga ajo cfarë fqinjët tanë kanë tentuar të na paraqesin nëpër botë. Kjo ka rezultuar edhe me pushtimin e ballinave në gazetat e Evropës dhe kjo është reklama më e mirë dhe një nder që mund t’i bëjmë vendit.

Ky nuk është servizilizëm. Servilizëm është festimi i fitoreve politike të partive dhe individëve të shteteve të huaja, nëpër rrugë sic ka ngjarë me parë. Ose ngritja e lapidareve të viktimave përgjate konflikteve politike të brendshme në shtete të huaja, të cilat asbolutisht nuk kanë të bejne me ne. Kjo është për faqe të zezë ndërsa kjo që ndodh me anglezët tani është një gjë e bukur dhe që ka ndikim pozitiv në shumë dimensione”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori