LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj: E duam përfaqësuesen e Kosovës, por pa lënë anash kurrë dashurinë për kombëtaren e Shqipërisë

Genc Prelvukaj: E duam përfaqësuesen e Kosovës, por pa lënë anash kurrë dashurinë për kombëtaren e Shqipërisë
Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës tonë muzikore, Genc Prelvukaj, është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

I njëjti publikon imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa shpesh bën deklarata ndaj ngjarjeve që ndodhin në Kosovë dhe përreth.


Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, kur flet për futbollin dhe për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, duke iu drejtuar atyre që nuk kanë dashuri për kombëtaren e Shqipërisë njëjtë si për përfaqësuesen e Kosovës.

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

“Për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. Para shumë viteve bënim tifo edhe për Finlandën veçse Shefki Kuqi luante për ta. Pastaj për Zvicrën shkaku i shqiptarëve që luanin aty. Në fakt edhe Turqinë e kishim ekip simpatik pse Hakah Sukur dhe një tjetër ishin shqiptarë me origjinë. Ky është mentaliteti popullor në Kosovë. Mjafton një individ që flet shqip diku dhe krijohet simpati e menjëhershme për atë kolektiv. Tani, kur një individ shqiptar na ka bërë të duam një skuadër të huaj në bërthamë, është totalisht e pasaktë të mendohet që shqiptarët e Kosovës nuk ndjenjë simpati për kombëtaren shqiptarë të futbollit, skuadër me të gjithë shqiptarë në fushë e në bankë, shto këtu që mbledh në vete edhe disa shqiptarë të Kosovës në formacionet bazë”.

“Deklaratat e disa individëve të pashkollë e naivë në Kosovë, me probleme të dukshme, me inat të pakuptueshëm e ndoshta me kulturë të gjakut të përzier që nuk kanë ushqyer kurrë ndjenjën e dashurisë ndaj atdheut në shtëpi, nuk përfaqësojnë as 0.5% të shqiptarëve të Kosovës. Me shumë bindje ju them se ata nuk përfaqësojnë asgjë, as Kosovën, as qytetet e Kosovës, madje as fqinjët që i kanë në një ndërtesë. Shumica e shqiptarëve të Kosovës e duan përfaqësuesen e Kosovës gjithsesi , por pa lënë anash kurrë simpatinë dhe dashurinë për gjithçka nacionale në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Krahas kësaj, artisti Prelvukaj këtë vit ka qenë mjaft i angazhuar me projekte e mbrëmje muzikore. /Telegrafi/