LAJMI I FUNDIT:

Gattuso preferon Batshuayin para Piatekut

Gattuso preferon Batshuayin para Piatekut
Gennaro Gattuso (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso thuhet se dëshiron një marrëveshje për sulmuesin e Chelseat, Michy Batshuayi para atij te Genoas, Krzysztof Piatek.

Rossonerët nuk po gjejnë qetësi në sulmin e tyre dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të largohet edhe i ardhuri i verës, Higuian, nga San Siro.

Me Higuianin, i cili pritet të nënshkruaj me Blutë e Londrës, Gattusos do t’i dorëzohet një zëvendësim i drejtpërdrejtë nga drejtuesit e Milanit.

Piatek arrin marrëveshje personale me Milanin?
Lexo po ashtu Piatek arrin marrëveshje personale me Milanin?

Sipas mediumit italian Leggo, i preferuari i drejtuesve të Milanit është sulmuesi i Genoas, polaku Piatek.

Piatek ka shënuar 13 gola në gjysmën e parë të sezonit në Serie A (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, nga ana e tij, Gattuso favorizon një sulmues tjetër për ta pasur në urdhrat e tij.

Bëhet fjalë për belgun Batshuayi, pavarësisht dështimit të tij te Valencia këtë sezon.

Chelsea mund ta ndërpresë huazimin e Batshuayit te Valencia për ta shitur te Milani
Lexo po ashtu Chelsea mund ta ndërpresë huazimin e Batshuayit te Valencia për ta shitur te Milani

Sulmuesi është gjithashtu në bisedime me Monacon, të cilët kanë konfirmuar se asnjë marrëveshje nuk do të bëhet mbi kushtet që Chelsea janë duke kërkuar.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në aksin Londër-Milano dhe një shkëmbim huazimesh lehtë mund të ndodh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori