LAJMI I FUNDIT:

Piatek arrin marrëveshje personale me Milanin?

Piatek arrin marrëveshje personale me Milanin?

Krzysztof Piatek thuhet se ka rënë dakord me Milanin për një marrëveshje personale, ndërsa tani duhet të arrijë një marrëveshje me Genoan.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Piatek është gati të vendosë lapsin mbi letër për një kontratë pesëvjeçare me Milanin, pavarësisht interesimit të vonuar nga West Ham United.


Në rast se nënshkruhet marrëveshja, polaku do të fitonte 35 mijë në javë deri në fund të këtij sezoni dhe pastaj 40 mijë nga sezonet e ardhshme duke përfshirë edhe bonuse të rëndësishme.

Milani insiston për Piatekun
Lexo po ashtu Milani insiston për Piatekun

Gazeta italiane shpjegon se gjithçka që mbetet është që Rossonerët të dalin dhe të arrinjë një marrëveshje me klubin Genoa.

Piatek ka shënuar 13 gola në gjysmën e parë të sezonit në Serie A (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Kuqezinjtë e kanë kuptuar se sulmuesi polak vlerësohet 40 milionë euro dhe kanë përgatitur një huazim me opsion blerje mbi këtë bazë.

Megjithatë, La Gazzetta paralajmëron se Genoa po kërkon siguri se ata do të shpërblehen, kështu që Milani mund ta huazojë atë për 10 milionë euro dhe të jap pastaj 30 milionë të mbeturat në përputhje me përmbushjen e objektivave sportive.

Piatek dëshiron kalimin te Milani?
Lexo po ashtu Piatek dëshiron kalimin te Milani?

Për më tepër, lëvizja e tij do të ndodhë vetëm nëse Chelsea do të transferojë Gonzalo Higuainin dhe do të lejojë Alvaro Morata të bashkohet me Atletico Madridi, të cilit do të lironin Nikolla Kalinicin në Monaco.

Kështu, gjatë ditëve të radhës pritet të ketë një domino sulmuesish në skuadrat e njohura evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori