Gashi pret Prishtinën

Tani 21-vjeçari është duke i pritur drejtuesit e klubit bardhekaltër për ta ftuar në skuadrën e tyre, shkruan Zëri.
“Unë dua të kthehem në Prishtinë. Por, kjo është çështje e klubit. Nëse ata duan të më kthejnë, logjikisht duhet të më thërrasin. Por, të shohim çka do të ndodhë”, tha Gashi për “Zërin”.
Atij iu pati realizuar ëndrra gjatë dimrit të kaluar, kur u pati transferuar në klubin e zemrës nga Ramiz Sadiku. Edhe sa luante për këtë të fundit, Gashi ishte anëtar i rregullt i “Plisave” të Prishtinës.

Nga
Telegrafi
28/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































