LAJMI I FUNDIT:

Gara për numrin 9 të Real Madridit: Befasia Lukakun, ‘frika’ Osimhen, por edhe të zakonshmit Mbappe, Kane dhe Havertz

Gara për numrin 9 të Real Madridit: Befasia Lukakun, ‘frika’ Osimhen, por edhe të zakonshmit Mbappe, Kane dhe Havertz
Foto: Marca

Largimi i Karim Benzemas, i cili ka lënë një trashëgimi prej 25 titujsh dhe 354 golave, ka krijuar një garë të madhe mes numave ‘9’ të Evropës që duan të marrin pozicionin e privilegjuar që e ka liruar sulmuesi francez.

Harry Kane, Victor Osimhen, Romelu Lukaku, Kai Havertz, Joselu dhe Rodrigo Moreno. Deri më sot, këta janë gjashtë sulmuesit që janë në radarin e Real Madridit.


Por cili do të mbushte më mirë vendin e lënë të lirë nga Benzema, ende nuk dihet.

Kylian Mbappé (24 vjeç): 41 gola dhe 10 asistime

Sulmuesi francez vrapon në një pistë individuale, pasi dëshira e mbretërve për të tashmë dihet.

Ai është më i dëshiruari nga madrilenët nga lista e zëvendësuesve të mundshëm të Karimit. Sepse Mbappe ka shënuar 41 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në sezonin e fundit.

Mbappe futet në vitin e fundit të kontratës dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë, ndërsa PSG është në alarm pasi nuk do ta humbas falas.

Harry Kane (29 vjeç): 32 gola dhe 5 asistime

Futbollisti anglez është sulmuesi që do t’i përshtatej më së miri Real Madridit.  Harry Kane është versioni më i ngjashëm me Karim Benzema: golashënues, i pëlqen gjithmonë të kontaktojë me topin dhe që shpërthen në hapësirë ​​me inteligjencë të madhe.

Ai di të mbajë zotërimin me inteligjencë të madhe, ka një vizion unik… dhe mbi të gjitha është një finalizues i lindur.

32 gola dhe 5 asistime. Këto janë numrat e sulmuesit anglez në sezonin e tij të fundit në Tottenham.

Victor Osimhen (24 vjeç): 31 gola dhe 5 asistime

Me 31 gola në 39 ndeshje, Victor Osimhen është bërë zbulimi i futbollit evropian dhe heroi që Napoli të fitojë Scudetton pas 33 vjetësh.

Maska e tij ishte objekti më i kërkuar në mesin e tifozëve të Napolit.

Ai u bashkua në vitin 2020 nga Lille për 50 milionë euro dhe tani është ngritur atë në krye të 9-sheve më të kërkuar në Evropë.

Romelu Lukaku (30 vjeç): 14 gola dhe 7 asistime

Belgu e kishte një vit të vështirë, që filloi menjëherë pas Kampionatit Botëror në Katar ku ai në ndeshje ndaj Kroacisë humbi shumë raste.

Në anën tjetër edhe dëmtimet po ia pakësonin minutat pasi te Interit dyshja e sulmit ishte Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko.

14 gola dhe 7 asistime në 36 ndeshje … që çon në konfuzion pasi Lukaku ka luajtur vetëm 1955 minuta: pra ai shënon ose asiston çdo 140 minuta.

Me përmasa 191 centimetra dhe 93 kilogramë, Lukaku është një mrekulli fizike me shumë gola dhe që jep shumë lojë.

Kai Havertz (23 vjeç): 9 gola dhe një asistim

Sulmuesi më pak sulmues nga të gjithë. Kai Havertz është një mesfushor… i cili është dashur të ndryshojë pozicionin e tij për shkak të nevojave të Chelseat dhe punës së tij të mirë.

Sulmuesi gjerman shquhet për klasin dhe koordinimin e tij pavarësisht gjatësisë 190 centimetra, gjë që e lejon të jetë dominues në ajër.

Shifrat e tij janë një reflektim i sezonit të Chelseat: 9 gola dhe një asistim në 47 ndeshje të luajtura.

Joselu ose Rodrigo do të zëvendësojnë Marianon

Joselu (33 vjeç) dhe Rodrigo Moreno (32 vjeç) janë po ashtu në listë si sulmues qendror, por zëvendësues te Real Madridi.

Sulmuesi i Espanyolit e përfundoi sezonin me 17 gola dhe 4 asistime, dhe sulmuesi i Leeds me 15 gola dhe dy asistime.

Dy sulmues që mund të zinin vendin e lënë nga Mariano, i cili nuk arriti kurrë të përmbushte objektivat që i ishin vënë pas nënshkrimit.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori