LAJMI I FUNDIT:

Ganja dhe Pro Band publikojnë këngën “Zemra don dashni”

Ganja dhe Pro Band publikojnë këngën “Zemra don dashni”

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh që kanë ardhur kohët e fundit për publikun shqiptar.

Ganimete Abazi, e cila njihet më mirë si Ganja, ka zgjedhur që të sjell një projekt të ri muzikor para fansave.


Edhe kësaj here, këngëtarja ka zgjedhur të bashkëpunojë me grupin e njohur “Pro band”, të cilët kanë sjell një këngë ritmike.

“Zemra don dashni”, titullohet kënga e re e tyre, të cilën e kanë shoqëruar me një video mjaft të veçantë.

Teksti dhe muzika është punuar nga Bini Nebihu (DIEZ MUSIC), ndërsa për videon u përkujdes Max Production.

Ndryshe, Ganja dhe Pro Band kanë publikuar më parë këngën “Martesa”, e cila është pëlqyer nga fansat e tyre. /Telegrafi/