Të premten tetë të rinj kosovar kanë ‘fluturuar’ drejt Turqisë për të sprovuar veten te Akademia kryesore e “Cim Bomave”, ku do të testohen nga ekspertët e shumtë të cilët posedon kjo akademi. Janë këta Oltion Bilalli, Leart Bilalli (1999), Alp Idrizi (2005), Ermal Gërguri (2005), Elion Gashi (2003), Ris Nuhiu (2003), Edonis Selimi (1999), Dren Shabani (2000).

Galatasaray Kosova prej nënshkrimit të marrëveshjes me skuadrën turke vazhdimisht ka qenë aktive, duke marrë pjesë në kampe dhe prova të cilat organizohen nga drejtuesit e Akademisë së Galatasaray, me ç’rast talentëve kosovar po punon t’ia lehtësojë rrugën drejt thyerjes së barrierave ndërkombëtare, shkruan gazeta Arena.


Drejtuesit e shkollës janë të bindur se cilësia e fëmijëve pjesëmarrës në prova është e kënaqshme, dhe gjatë këtyre ditëve presin paraqitje dhe lajme të mira për ta.

Galatasaray Kosova është produkt i Shkollës së futbollit “Besëlidhja”, veprimtaria e saj në Kosovë ka filluar nga prilli i vitit 2013 dhe suksesshëm po vazhdon akoma. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app