LAJMI I FUNDIT:

Gafa e madhe e Lazios, pagoi tek ekipi i gabuar transferimet e Netos dhe Jordaos  

Gafa e madhe e Lazios, pagoi tek ekipi i gabuar transferimet e Netos dhe Jordaos  

Klubi italian, Lazio, ka rrëfyer se ka përzier klubin Sporting Braga me Sporting Lisbonën në llogaritë e tyre zyrtare financiare, duke paguar gabimisht shifrën e transferimit për lojtarin Pedro Neto.

Gabimi i jashtëzakonshëm u konfirmua përmes postës elektronike për gazetën angleze The Guardian nga sekretari i përgjithshëm Armando Calveri.


“Do të doja të sqaroja se Lazio bleu të dy lojtarët (Pedro Neto dhe Bruno Jordao) nga Sporting Braga dhe jo nga Sporting Lisbona”, ka treguar fillimisht Calveri.

“Fatkeqësisht, ishte një gabim i bërë nga departamenti ynë financiar që u mashtrua nga emrat e ngjashëm të klubeve. Siç e dini mirë, Sporting Lisbona kurrë nuk regjistroi lojtarët. Ne do të rregullojmë bilancet tona duke specifikuar shënimet në lidhje me dy rastet”.

Duket sikur gabimi ishte thjesht një gabim i shkruar në llogari dhe paratë nuk shkuan te Sporting Lisbona.

Gazeta gjithashtu pyeti për një mospërputhje midis shifrave të listuara për transferimin nga Braga dhe Lazio, për lojtarin i cili që atëherë është transferuar në Wolverhampton Wanderers.

Neto dhe Jordao së bashku me Nanin

“Siç mund ta kuptoni, të gjitha informacionet financiare në lidhje me transferimin e lojtarit janë konfidenciale dhe kjo i bën gjërat më misterioze. Por, në këtë rast imagjinata e tejkalon realitetin. ‘Hetimi’ është mashtruar nga qasja e ndryshme fiskale e miratuar nga të dy klubet”.

“Të gjitha shumat në lidhje me transferimin deklarohen në Fifa TMS [sistemi i përputhjes së transferimit] që mbron transparencën në transaksionet financiare midis klubeve”, përfundoi sekretari i Lazios. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori