LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti pak i njohur tregon se si Lionel Messi ia kërkoi fanellën pas ndeshjes – McAnuff ka fjalë të mëdha për argjentinasin

Futbollisti pak i njohur tregon se si Lionel Messi ia kërkoi fanellën pas ndeshjes – McAnuff ka fjalë të mëdha për argjentinasin

Jobi McAnuff, një futbollist jo edhe aq i njohur në botën e futbollit, ka treguar një histori me Lionel Messin, kur ishin kundërshtarë në një ndeshje. 

Në Copa America në ndeshjen Xhamajkë-Argjentinë në vitin 2015, Lionel Messi ishte në fushë, së bashku me shumë yje të tjerë argjentinas, por që fituan me rezultat të ngushtë 1-0.


Të gjithë futbollistët e Xhamajkës, përfshirë dhe McAnuff, kishin mundësinë të shkëmbenin fanellat me lojtarë e klasit botëror, por caku ishte Lionel Messi.

McAnuff, që aktualisht luan te klubi anglez Leyton Orient, ka folur për The Sun, duke treguar historinë se si shkëmbeu fanellat me futbollistin më të mirë në botë.

“E kisha shumë pranë Lionel Messin dhe nuk mund ta besoja. Gjatë gjithë ndeshjes, i kërkoja fanellën dhe ai më tha që kur të mbarojë pjesa e parë, do të ma jap”.

“Mbaroi pjesa e parë dhe unë menjëherë vrapova drejt tij. Por ai ia kishte premtuar dikujt tjetër. Isha shumë i zhgënjyer, por më tha që fanellën në fund të ndeshjes, do të ma jepte mua. Nuk e kisha shumë mendjen te futbolli, sidomos në minutat e fundit”.

“Po shikoja gjatë gjithë kohës Leon, nuk doja të më zhdukej. Dëgjuam vërshëllimën finale dhe shkova menjëherë drejt tij. Më tha të mos merakosem, do të më jap në tunel. Kisha frikë se do të ndodhte e njëjta gjë si në pjesën e parë dhe i kërkova të ma jepte që në fushë”.

Ai pranoi dhe po priste të merrte fanellën time. Unë i thashë: “Jo, të lutem, nuk ke pse e bën këtë. Fanella ime nuk ka vlerë për ty”.

Ai tregon që në foton e postuar nga Lionel Messi në Instragram muaj më parë, nuk shihej fanella e tij, por që nuk bëhet merak për këtë gjë.

“Ai u tregua një njeri i madh dhe më tha që e do me patjetër fanellën time. Nuk mund ta besoja, isha shumë i lumtur. Disa muaj më vonë, pashë një foto të Leos në rrjetet e tij sociale, ku pozoi para të gjithë fanellave që ka grumbulluar”.

“Të jem i sinqertë, e pashë për një kohë të gjatë atë foto, duke kërkuar për fanellën time. Kuptova që nuk isha pjesë e atij muri me fanella të futbollistëve të mëdhenj”.

“I zhgënjyer? Aspak, Leo është njeri i madh dhe jam shumë i qartë që fanella ime nuk e meriton të jetë aty”, ka treguar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Mourinho zbulon se cili nga ish-lojtarët e tij nuk arriti të përmbushte potencialin e tij dhe të luante për 'skuadrat e mëdha'

Mourinho zbulon se cili nga ish-lojtarët e tij nuk arriti të përmbushte potencialin e tij dhe të luante për 'skuadrat e mëdha'

Premier League
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Liverpooli i ka vendosur çmimin sulmuesit Darwin Nunez

Liverpooli i ka vendosur çmimin sulmuesit Darwin Nunez

Premier League
Kalo në kategori