LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Izraelit po përgatisin një paraqitje të paprecedentë për ndeshjen ndaj Kosovës, porosia erdhi nga kreu i shtetit

Futbollistët e Izraelit po përgatisin një paraqitje të paprecedentë për ndeshjen ndaj Kosovës, porosia erdhi nga kreu i shtetit

Ekipi përfaqësues i Izraelit niset sot (e premte) për në Kosovë, ku të dielën do të luajë kundër Dardanëve në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 dhe izraelitët e shohin takimin shumë më të rëndësishëm se një lojë futbolli dhe për këtë kanë përgatitur një paraqitje të veçantë.

Gjegjësisht, sipas mediave vendase izraelite, futbollistët do ta shfrytëzojnë këtë vizitë për të dërguar një mesazh për ngjarjet gjatë rrethimit të Gazës.


Në përgatitje për udhëtimin, Federata e Futbollit të Izraelit është pajisur me paketa të mëdha që përfshijnë materiale promovuese, në mënyrë që të përfitojë nga skena ndërkombëtare për prezantime materiale në seancat stërvitore, konferenca shtypi dhe ndeshje.

Dardanët me një njoftim të rëndësishëm para duelit Kosovë - Izrael
Lexo po ashtu Dardanët me një njoftim të rëndësishëm para duelit Kosovë - Izrael

Këtu përfshihen, ndër të tjera, dhjetëra foto të izraelitëve të rrëmbyer, duke përfshirë postera dhe bluza speciale që lojtarët do të veshin me fjalët “Zemra jonë është e bllokuar në Gaza”.

Madje, izraelitët morën miratimin për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të të vrarëve në dy ndeshjet e ardhshme “në shtëpi” në Hungari kundër Zvicrës dhe Rumanisë.

Izraeli aktualisht renditet i treti në Grupin I në kualifikuese, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ata ende kanë një shans real për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori