Futbollisti kolumbian, Fredy Guarin, e ka thyer heshtjen përmes rrjeteve sociale, tri ditë pas arrestimit të tij.

Ish-mesfushori i Interit, i cili aktualisht luan te Millonarios, ishte xhiruar duke u përfshirë në dhunë familjare, ndërkohë që kishte ndërhyrë policia për ta arrestuar.

34-vjeçari që dukej në gjendje të dehur, kishte edhe shenja gjaku në rrobat e tij në momentin e arrestimit. Sipas El Pais, policinë e kishte thirrur vet familja e lojtarit dhe e kishte akuzuar atë për sulm ndaj babait të tij dhe grindje me anëtarët e tjerë të familjes.

“Dua të shpreh falënderim pakufi për familjen time, miqtë e mi, fansat e mi, bashkëlojtarët e mi dhe menaxhmentin e klubit për solidaritetin dhe mbështetjen e pakusht lidhur me situatën time personale dhe familjare”.

Ish-mesfushori i Interit, Guarin shkakton skandal në vendlindje: Sulmon babanë e tij, nxirret zvarrë nga policët jashtë shtëpisë Ish-mesfushori i Interit, Guarin shkakton skandal në vendlindje: Sulmon babanë e tij, nxirret zvarrë nga policët jashtë shtëpisë

“Duke i marrë në konsideratë versionet që po qarkullojnë në mediat sociale për atë që ndodhi, dua të sqaroj se ajo që është thënë për anëtarët e familjes time, nuk është e vërtetë”.

(Foto: Screenshot/Twitter/BluRadio Columbia)

“Kërkoj që ata të respektohen, sidomos fëmijët e mi, të cilët nuk duhet t’i vuajnë pasojat e ekspozimit t’im publik e as për veprimet e mia”.

“Sot, po përballem me një prej atyre ndeshjeve të vështira, por jam sigurt që me ndihmën e Zotit dhe atyre që më njohin dhe besojnë në mua, do ta fitoj”.

“I kam vlerësuar jashtëzakonisht shumë të gjitha mesazhet inkurajuese që më kanë dhënë shpresë të përmirësohem ditë pas dite”, ka shkruar Guarin në publikimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Fredy Guarin (@fguarin13)