Ekipi prishtinas në përbërje kishte basketbollistë të njohur kosovarë, siç janë Fisnik Juniku, Kreshnik Juniku, Begatim Gashi dhe Besar Ahmeti.

foxmarble


Këta basketbollistë të talentuar së pari i fituan tre ndeshje në grupe duke i mposhtur ekipet si “Hakuna Matata”, “New York Albus” dhe “Saranda Huligans”, e më pastaj në çerekfinale e mposhtën ekipin nga Prizreni “600 qin” dhe në gjysmëfinale skuadrën “Krash”.

trofeuforxmarble

Në finale u takuan me kampionin e vitit të kaluar, “Newborn Prishtina”, ekip ky i cili përbëhej nga Albatrit Berisha, Fidan Hamiti dhe Altin Salihi. Finalja ishte vërtetë e “nxehtë” duke dhuruar spektakël për të pranishmit në fushë, mirëpo më të mirë u treguan Fox Marble të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 21-10, dhe kështu e fituan titullin e kampionit.

fisibegu

Fisnik Juniku u zgjedh MVP për të dytën herë radhazi dhe për këtë morri një medalje të veçantë.

fisi

/Telegrafi/
 

telegrafi sport app