Përderisa futbolli është ndalur në gjithë botën, shumë media botërore kanë filluar të rikthehen në kohë, duke kujtuar momentet më të mira ndër vite në botën e futbollit.

E mediumi gjerman i specializuar për çmimet e futbollistëve, Transfermarkt po publikon formacionet më të shtrenjta ndër vite.

Radha është për vitin 2007, vit kur është ngritur çmimi i Lionel Messit, gjeniut që nga ajo kohë nuk zbret më prej podiumit.

Edhe në këtë vit futbollisti me vlerën më të madhe ishte magjiku brazilian Ronaldinho, që 13 vite më parë kushtonte 80 milionë euro.

Portieri më i shtrenjtë ishte Gianluiggi Buffon me 33 milionë, ndërsa mbrojtja përbëhej nga Carles Puyol e Pepe që vlerësoheshin 30 milionë si dhe kapiteni legjendar i Chelseat, John Terry 33 milionë.

Dy mesfushorët qendror më të shtrenjtë në atë kohë ishin dyshja angleze Steven Gerrard me 38,5 milionë vlerën si dhe Frank Lampard me 39,75 milionë.

Treshja mbrapa sulmuesve nuk do shumë koment, me Lionel Messin që kishte vlerë 60 milionë, Leite Kakan 70 milionë dhe Ronaldinhon 80 milionë.

Ndërkohë dy sulmuesit më të shtrenjtë në atë kohë ishin Thierry Henry me vlerë prej 50 milionë euro si dhe Andriy Shevchenko katër milionë më pak.

Formacioni më i shtrenjtë i vitit 2007 kishte një vlerë prej 510,25 milionë euro. /Telegrafi/