LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i kombinuar i derbit të Mançesterit, nëntë lojtarë të Cityt dhe dy të Unitedit

Formacioni i kombinuar i derbit të Mançesterit, nëntë lojtarë të Cityt dhe dy të Unitedit
Manchester United - Manchester City (Getty Images)

Portali i njohur britanik ‘Goal.com’ ka publikuar një formacion të kombinuar të dy skuadrave të mëdha nga qyteti i Mançesterit, Unitedit dhe Cityt.

Manchester City është nikoqir i Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Ligës Premier.


Ky takim është i paraparë të zhvillohet nesër (e shtunë) në Etihad Stadium nga ora 18:30.

Man City fiton në udhëtim te Evertoni, gati për derbin e zjarrtë ndaj Unitedit
Lexo po ashtu Man City fiton në udhëtim te Evertoni, gati për derbin e zjarrtë ndaj Unitedit

Për skuadrën e Pep Guardiolas kjo është ndeshje kruciale pasi në rast fitore siguron edhe matematikisht titullin kampion për këtë sezon.

Loja e parë u karakterizua me ndërhyrje të shumta, rivalitet të madh dhe shumë duele (Getty Images)

Në anën tjetër, edhe skuadra e Jose Mourinhos e sheh si shumë të rëndësishëm këtë ndeshje, për të mos lëshuar terren në ‘top 4’.

Megjithatë, favoriti kryesor padyshim se është ekipi vendas i Qytetarëve, pasi forma e tyre në kampionat është shumë e lartë.

Unitedi vazhdon me fitore para ndeshjes kundër Cityt, triumfon ndaj Swanseas
Lexo po ashtu Unitedi vazhdon me fitore para ndeshjes kundër Cityt, triumfon ndaj Swanseas

Portali i njohur ‘Goal.com’ ka publikuar një formacion të kombinuar të dy skuadrave nga Mançesteri, ku formacioni dominohet nga futbollistët e Cityt.

Në këtë formacion, City përfaqësohet me plot nëntë futbollistë, ndërsa nga Unitedi gjenden vetëm portieri David De Gea dhe mbrojtësi Ashley Young. /Telegrafi/

Formacioni i kombinuar i skuadrave nga Mançesteri:

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

“Nuk kam aspak dyshime”, drejtori i Leverkusenit thotë se Xabi Alonso patjetër do të jetë trajner i Real Madridit

Ndërkombëtare
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori