LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Rusia kërkon kualifikimin, Egjipti dëshiron t’i mbajë gjallë shpresat

Formacionet zyrtare: Rusia kërkon kualifikimin, Egjipti dëshiron t’i mbajë gjallë shpresat
(Foto: Getty Images)

Rusia dhe Egjipti zhvillojnë përballen në kuadër të xhiros së dytë në Grupin A të Kampionatit Botëror.

Dueli që zhvillohet në Saint Petersburg Stadium është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të dyja skuadrat.


Nikoqiri i turneut me fitore do ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, kur kihet parasysh se arkëtoi tri pikë në ndeshjen e parë, pas fitores ndaj Arabisë Saudite.

Mohamed Salah luan nga minuta e parë (Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, Egjipti duhet doemos ta shmangë humbjen për t’i mbajtur gjallë shpresat kualifikim, kur dihet që në xhiron e parë pësoi humbje nga Uruguai (1-0).

Formacioni startues i Rusisë: Akinfeev, Figueira Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Zhirkov, Gazinskiy, Zobnin, Samedov, Golovin, Cheryshev, Dzyuba.

Formacioni startues i Egjiptit: El-Shenawy, Fathy, Gabr, Hegazi, Shafy, Elneny, Hamed, Salah, El Said, Trezeguet, Mohsen.

Ndeshja tjetër e Grupit A, ndërmjet Uruguait dhe Arabisë Saudite zhvillohet të mërkurën. /Telegrafi/