LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Sunny Hill do t’i dërgojë tre të rinj kosovarë për trajnime në Los Angeles

Fondacioni Sunny Hill do t’i dërgojë tre të rinj kosovarë për trajnime në Los Angeles

Përveç krijimit të qendrës për art dhe kulturë në kryeqytet, për të cilin do të bëjë një investim prej 150,000 eurosh për vitin 2020, Fondacioni Sunny Hill do t’i financojë edhe tre të rinj kosovarë për vizitë shkollore në Los Angeles – California.

Fondacioni Sunny Hill do të dërgojë tre performues dhe/apo producentë të rinj dhe të talentuar nga Kosova në Los Angeles – USA, për t’ua mundësuar këtyre talentëve të rinj që të kalojnë viziten shkollore për një muaj (4 javë) në një nga institucionet më prestigjioze të muzikes botërore, përkatesisht Institutin për Art dhe Inovacion (OCS Institute of Art and Innovation.) të Los Angeles-it.


Bashkëpunëtor i këtij instituti është edhe Quincy Jones Academy, themelues i të cilit është vet producenti më i njohur në botë – Quincy Jones. Quincy Jones njihet si producenti më i suksesshëm në historinë e muzikës dhe filmit në botë.

Jones ka punuar me emrat më të njohur të muzikës si: Frank Sinatra, Michael Jackson, Stevie Wonder, Ray Charles, Phil Collins, John Legend, Snoop Dogg, Wyclef Jean, Carlos Santana, Alicia Keyes, Chaka Khan, Barry White, Usher, Ludacris, Akon, Jamie Foxx, Jennifer Hudson, Mary J. Blige, T-Pain, LL Cool J, Oprah Winfrey, Norah Jones dhe dhjetëra emra të tjerë në industrinë botërore të muzikës dhe filmit.

Kush duhet të aplikojë dhe çka përfshihet në trajnimin një-mujor në Los Angeles?

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë nga Kosova të moshës 13 deri në 17 vjeç të cilët besojnë se kanë talent dhe potencial për ta zhvilluar karrierën e tyrë në industrinë e muzikës. Muajin e ardhshëm, tre të përzgjedhurit nga Kosova të cilët shkruajnë këngë origjinale, krijojnë muzikë apo performojnë muzikë të artistëve të tjerë e kanë mundësinë të jenë në Los Angeles. Aplikimi bëhet online në faqen e Fondacionit Sunny Hill.

Aplikuesit duhet që t’i ngarkojnë materialet e tyre krijuese në faqe me një përshkrim të shkurtër se pse duhet të jenë fitues të mundësisë së trajnimit një mujor në këtë akademi.

Fituesit do të përzgjidhen dhe trajnohen nga Alyssa Lein Smith nga Quincy Jones Productions, Ulla Sjöström nga Musikmakarna dhe Mary Kay Altizer nga OCS Institute of Art and Innovation. Gjatë qëndrimit të tyre në LA përpos trajnimit shkollor, ata do të vizitojnë selinë e Quincy Jones Production dhe të marrin klasë të specializuara (masterclass) për tu njohur për së afërmi me rrjedhën e industrisë botërore të muzikes, si dhe vizita të shumta interesante sikurse në Disney dhe Universal Studios në Los Angeles.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori