LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina me mesazh për Labinot Tahirin: Përmbaju të lutem

Fjolla Morina me mesazh për Labinot Tahirin: Përmbaju të lutem
Fotomontazh: Fjolla Morina/Labinot Tahiri/Instagram

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër ndaj masave e reja të prezantuara nga Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia.

Ky i fundit theksoi se gjatë vitit 2020 nuk do të ketë organizime të dasmave, koncerteve apo ahengjeve të ngjashme.


Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta kryesisht nga këngëtarët e estradës shqiptare, ndër ta edhe Labinot Tahiri.

Reagimi i Labinot Tahiri pas marrjes së vendimit për anulimin e dasmave dhe koncerteve (Foto: SC/Labinot Tahiri/Facebook)

Ish-deputeti dhe njëherish këngëtari përmes një statusi në rrjetin social Facebok, ka qenë kundër këtij vendimi, duke u treguar i revoltuar ndaj kësaj ideje.

Për një kundërshtim të tillë ka reaguar edhe këngëtarja Fjolla Morina, ku përmes rrjetit social Instagram i ka kërkuar kolegut të saj, që ta marrë shtruar këtë gjë.

“Qetësohu artist, mos u merr me llojlloj injorantësh, pylli ka derra kudo! Përmbaju të lutem, je artist me zemër të madhe”, ka shkruar Fjolla në një fotografi të publikuar në InstaStory.

Ferizajasi ndër tjerash, kishte cekur në postimin e tij se këngëtarët kanë marrë kapar dhe nuk mund t’i kthejnë ato, pasi paratë në fjalë i kanë harxhuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori