LAJMI I FUNDIT:

Fitore shumë e vlefshme e Bashkimit ndaj Vëllaznimit

Fitore shumë e vlefshme e Bashkimit ndaj Vëllaznimit
(Foto: basketbolli.com)

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 86-79 (19:18, 27:24, 19:20, 21:17), në xhiron e 15-të të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi më të mirë të prizrenasve që krijuan epërsi 12:4, shpejt u rikthyen mysafirët, ku çereku i parë më pas ishte i barabartë, duke përfunduar 19:18. Në periudhën e dytë, ndodhi e kundërta ku kuqezinjtë krijuan epërsi deri në gjashtë pikë, 28:34, por Portokallezinjtë u rikthyen, duke u zhvilluar më pas lojë e barabartë, ndërsa pjesa e parë përfundon 46-42.

Edhe perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, ku asnjëra nuk arrinte shkëputjen e madhe, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 65:62. Kjo bëri që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit, ku prizrenasit në momentet vendimtare ishin më të mirë dhe fituan 86-79.

Më të mirët te Bashkimi ishin Fisnik Rugova me 18 pikë dhe Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte ish-basketbollisti i Rahovecit, Jahi Carson me 13 pikë e shtatë asistime.

Bashkimi ka pesë fitore e dhjetë humbje, kurse Vëllaznimi është para tij me shtatë fitore e nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori