Fitore për vendasit, befasohet 89-shi

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Ferronikeli ka vazhduar serinë pa humbje edhe në këtë xhiro ku ka mposhtur Istogun me rezultat të ngushtë 2-1.
Golat për vendasit u shënuan nga Përparim Livoreka dhe Mendurim Olluri, ndërsa për mysafirët realizoi Besnik Morina.
Fitore minimale ka shënuar edhe Prishtina, e cila ka mposhtur Dritën 1-0, falë një goli spektakolar nga mesfushori Mentor Zhdrella.
Pikët e plota si vendas i mori edhe Drenica e cila triumfoi 1-0 përballë Vëllaznimit me një gol nga penalltia të shënuar nga kapiteni Sami Geci.
Hajvalia është këndellur me fitore ku mposhti Trepçën 4-0. Shkëlqim Pacolli, Erdin Hashani, Fuat Karabegu dhe Genc Hamiti shënuan për bardh e kuqtë.
Ndërkohë humbje befasuese ka shënuar Trepça ’89, ku në ‘Riza Lushta’, u mposht nga Kosova e Vushtrrisë 1-0. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Dior Zabërxha. /Telegrafi/
Rezultatet:
Ferronikeli – Istogu 2-1
Prishtina – Drita 1-0
Hajvalia – Trepça 4-0
Drenica – Vëllaznimi 1-0
Trepça ’89 – Kosova (V) 0-1



















































