LAJMI I FUNDIT:

Fitore e shpresës për Bernard Berishën

Fitore e shpresës për Bernard Berishën

Mesfushori kosovar, Bernard Berisha ka arritur t’i gëzohet një fitoreje tejet të rëndësishme të skuadrës së tij Anzhi Makhachkala.

Berisha u rikthye i gatshëm për Anzhin këtë javë pas suspendimit me karton të kuq të marrë dy javë më parë.

Pejani e nisi nga banka rezervë sfidën me rivalët direkt për mbijetesë të Mordovias, dhe në fund festoi në fushë së bashku me shokët e tij fitoren me rezultatin e pastër 3-0.


Berisha u aktivizua në minutën e 66-të të takimit, teksa përgjatë minutave që ishte në fushë dha kontributin e tij në fitoren e skuadrës së tij, ndërkohë që u mundua të gjente edhe rrugën e rrjetës, por tentativa e tij nga distanca në minutën e 83-të ishte e pasaktë.

Me këtë fitore Anzhi rrit shpresat për të qëndruar në Ligën e Parë Ruse, teksa renditet në vendin e 12-me më 25 pikë të grumbulluar, ndërkohë që javën e ardhshme luan me Kirilian finalen e fundit, e në rast fitoreje atëherë shpëtimi direkt nga kategoria është e sigurt. /Telegrafi/