LAJMI I FUNDIT:

“Fitore e merituar dhe gëzim i madh”, Xavi flet pas debutimit si trajner i Barcelonës

“Fitore e merituar dhe gëzim i madh”, Xavi flet pas debutimit si trajner i Barcelonës

Trajneri i ri i Barcelonës , Xavi ishte i kënaqur me debutimin me fitore në rikthimin e tij në Camp Nou, pasi skuadra e tij mposhti Espanyolin me rezultat 1-0 në derbin lokal.

Blaugranat u detyruan të qëndrojnë në këmbë dhe t’i mbijetonte një stuhie të vonshme të rasteve të Espanyol natën e të shtunës pasi penalltia e Memphis Depay rezultoi e mjaftueshme për të siguruar të tre pikët për Xavin.


Megjithatë, pavarësisht një vlerësimi optimist të performancës kundër vizitorëve të Vicente Moreno, Xavi pranoi se ekipi i tij ka ende punë për të bërë në përpjekjen e tyre për të nisur sfidimin për titull në këtë sezon.

Epoka e Xavit te Barcelona fillon me fitore në derbi ndaj Espanyolit
Lexo po ashtu Epoka e Xavit te Barcelona fillon me fitore në derbi ndaj Espanyolit

“Ajo që më pëlqeu më shumë nga lojtarët ishte qëndrimi i tyre. Sigurisht që ka gjëra që duhet të përmirësojmë. Në fakt, ka shumë”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

“Ne nuk jemi në situatën më të mirë dhe Espanyol na dha shumë probleme në fund. Por, në përgjithësi ishte një fitore e merituar dhe është një gëzim i madh”.

“Tifozët kanë qenë e mrekullueshëm. Nuk kam qenë në Camp Nou për gati gjashtë vjet dhe atmosfera ka ndryshuar shumë, por më pëlqeu”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/