Prishtina arriti të shënoi golin e parë në ndeshje qysh në pjesën e parë. Po rjedhte minuta e 33-të kur ish-sulmuesi i vushtrriasve, Labinot Osmani arriti të shënoi për epërsinë 0-1.

Pas golit të shënuar si vendasit ashtu edhe mysafirët tentuan të shënonin por nuk ia dolën të tundin rrjetën e portave në Vushtrri.


Fitore të madhe ka shënuar edhe Drita si vendas ku mposhti Istogun me rezultat të ngushtë 2-1, falë golave të Ismet Ramushit dhe Alemdin Muratit, ndërsa për mysafirët realizoi Fatlum Gashi.

Me rezultat të njëjtë triumfoi edhe Vëllaznimi nga udhëtimi në Ferizaj ku mposhti skuadrën me po të njëjtin emër 2-1, me golat e Mevlan Zekës dhe Nikoliqit.

Hajvalia nuk ka mundur të shënoj fitore duke u ndalur në Kishnicë nga Drenica me barazim 0-0, ndërsa ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Besës përfundoi në barazim 1-1, me golat e Albert Kaçikut që shënoi për vendasit dhe Mark Milicajt për mysafirët. /Telegrafi/


Rezultatet:

Trepça – Ferronikeli 0-1
Drita – Istogu 2-1
Ferizaj – Vëllaznimi 1-2
Hajvalia – Drenica 0-0
Kosova (V) – Prishtina 0-1
Trepça ’89 – Besa 1-1

telegrafi sport app