Të dyja skuadrat e nisën lojën me një nervozizëm, gjë që ndikoi në shumë gabime në gjuajtje dhe pasime nga të dyja palët, mirëpo Bardhekaltërit arritën ta përmbyllin çerekun e parë me katër pikë epërsi, 17-13.

Në çerekun e dytë, në skenë doli Dardan Berisha me trepikëshat e tij, të cilët e destabilizuan skuadrën e Pejës, ndërsa vendasit e ngritën epërsinë e tyre në 13 pikë(39-26) në fund të pjesës së parë.


Peja nuk u rikthye në sallë për të vazhduar pjesën e dytë të lojës dhe gjyqtari kryesor i ndeshjes i dha fitoren zyrtare skuadrës së Sigal Prishtinës.

Ende nuk janë të qarta arsyet pse Peja vendosi të tërhiqet nga gara, ndërsa tani Sigal Prishtina me një fitore eventuale në ndeshjen e ardhshme në Pejë, do të shpallet kampion i ETC Superligës së Kosovës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app