Fitojnë Prishtina dhe 89-shi

Bardh e kaltërtit nga kryeqyteti kosovar kanë mposhtur me rezultat 3-1, skuadrën e Ferizajt e cila si duket do të bije nga kategoria e futbollit kosovar.
Mysafirët patën start të furishëm ku shënuan dy gola në pesë minutat e parë. Ylber Ramadani dhe Labinot Osmani shënuan për mysafirët, derisa në pjesën e parë për vendasit realizoi gol Dardan Bytyqi. Golin e fitores për Prishtinën e realizoi Mentor Zhdrella.
Fitore identike me rezultat 3-1 ka shënuar edhe Trepça ’89 përballë Drenicës.
Kreshnik Lushtaku ka qenë ylli i kësaj sfide për vendasit që ka realizuar het-trik, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi mesfushori Qëndrim Sejdiu.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar Istogu që ka mposhtur Vëllaznimin 1-0, falë golit të Granit Arifajt.
Ndeshje tejet interesante u zhvillua edhe në Vushtrri, mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Hajvalisë që përfundoi pa fitues 1-1.
Milot Rashica shënoi për vendasit në pjesën e parë, ndërsa për mysafirët barazoi Azem Ahmeti nga penalltia.
Nesër në Mitrovicë takohet Trepça dhe Besa. /Telegrafi/
Rezultatet:
Drita – Ferronikeli 1-0
Ferizaj – Prishtina 1-3
Trepça ’89 – Drenica 3-1
Kosova (V) – Hajvalia 1-1
Istogu – Vëllaznimi 1-0
Nesër:
Trepça – Besa



















































