LAJMI I FUNDIT:

Fidan Aliti: Tifozët tanë lojtari jonë i 12-të

Fidan Aliti: Tifozët tanë lojtari jonë i 12-të
Fidan Aliti

Mbrojtësi Fidan Aliti, ka treguar edhe njëherë një ndeshje të madhe me Kosovën.

Djelmoshat tanë zhvilluan një ndeshje të madhe, duke fituar në fund ndaj Çekisë (2-1).


“Largimi i topit nga vija? E kam ndjerë me zemër dhe kështu shkova 2-3 hapa mbrapa. Ky është ekipi, duhet të ndihmojmë njeri-tjetrin. Tifozët janë një plus i madh, ishim 12 lojtarë kundër 11”.

“Partneriteti me Rrahmanin? Me Amirin komunikojmë mirë, jo veç në fushë, por edhe jashtë saj. Jemi shume shokë të mirë”.

“Anglia? Deri me tani prioritet ishte Çekia, ne shkojmë në Angli për të bërë punën tonë, jo për të bërë shaka”, ka thënë Aliti. /Telegrafi/